Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Ukrainë-Rusi: Akuza reciproke për thyerje të armëpushimit

    April 20, 2025
    Ukrainë-Rusi: Akuza reciproke për thyerje të armëpushimit

    Megjithë armëpushimin 30-orësh për Pashkët, që shpalli presidenti rus Putin, Ukrania dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme të vazhdueshme.

    Pavarësisht armëpushimit të Pashkëve të shpallur nga Moska presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski shkroi në platformën X se mëgjesin e së dielës ka pasur bombardime dhe luftime të vazhdueshme nga pala ruse. Forcat e armatosura të Ukrainës raportuan për 59 goditje me granata nga pala ruse si dhe për pesë tentativa për sulme përgjatë vijës së frontit. Po ashtu njoftohet se Rusia po përdor përsëri dronë.

    Zelenski: Fjalëve të Moskës nuk mund t’u besohet

    “Ne e dimë shumë mirë se si manipulon Moska dhe jemi të përgatitur për çdo gjë.” – tha presidenti Zelenski. “Çdo goditjeje ruse do t’i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme” – tha Zelenksi, sipas të cilit fjalëve të Moskës nuk mund t’u besohet. Megjithatë presidenti ukrainas pranoi: “Në disa zona situata është qetësuar”.

    “30 ditë do t’i jepnin paqes një shans”

    Presidenti ukrainas deklaroi njëkohësisht se Ukraina nga e saj është e gatshme të respektojë armëpushimin. “Nëse Rusia është tani papritur e gatshme të angazhohet vërtet për një heshtje të plotë dhe të pakushtëzuar (të armëve), Ukraina do të veprojë në përputhje me rrethanat,” shkroi Zelenski në X. Ai propozoi gjithashtu zgjatjen e armëpushimit përtej së dielës së Pashkëve. “30 ditë do t’i jepnin paqes një shans,” shkroi Zelenski.

    Për miliona ukrainas, Pashka është “një nga festat më të rëndësishme”, shtoi Zelenski në video-mesazhin e tij me rastin e Pashkëve. “Dhe miliona ukrainas do të shkojnë në kishë,” shtoi ai. Por që nga viti 2022 Rusia ka “shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 600 kisha dhe vende kulti”.

    Rusia akuzon Ukrainën për shkeljen e armëpushimit

    Nga ana tjetër Rusia i akuzoi forcat e armatosura ukrainase se kanë shkelur armëpushimin dhe kanv vazhduar sulmet, ndër të tjera në rajonin Donetskut. Gjatë natës së të dielës kishte dhjetëra sulme me dron nga pala ukrainase, po sulmet u zmbrapsën, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. “Si rezultat ka të vdekur dhe të lënduar në radhët e popullatës civile dhe dëmtime të ndërtesave civile,” thuhet në një deklaratë të ministrisë.

    Informacioni i dhënë nga palët ndërluftuese nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur./DW

    armepushim Ukraina Ukrainë-Rusi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.