Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “U vranë nga Hamasi”/ Izraeli jep lajmin: Trupat e gjashtë pengjeve u gjetën në një tunel nëntokësor në Rafah

    September 1, 2024
    "U vranë nga Hamasi"/ Izraeli jep lajmin: Trupat e gjashtë pengjeve u gjetën në një tunel nëntokësor në Rafah
    Gjashtë pengjet, Alex Lobanov, Eden Yerushalmi, Almog Sarusi, Master Sgt Ori Danino, Hersh Goldberg-Polin, Carmel Gat.

    IZRAEL– Janë gjetur trupat e pajetë të 6 pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ku ndër të tjera thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën e Rafah.

    IDF i identifikoi pengjet si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino. Zëdhënësi i IDF, Admin Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se ata ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i arrinim ata”.

    Pasi u konfirmua vdekja e Goldberg-Polin, një qytetar amerikan, presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte “i shkatërruar dhe i zemëruar” nga lajmi, shkrujnë mediat e huaja.

    Gjatë deklaratës së tij mëngjesin e kësaj të diele, IDF tha se trupat ishin “rikthyer në territorin izraelit”. Në deklaratë shtohet se familjet e tyre tashmë janë njoftuar. Nga ana tjetër presidenti Biden tha në një deklaratë se “Hersh ishte në mesin e të pafajshmëve të sulmuar brutalisht ndërsa merrte pjesë në një festival muzikor për paqen në Izrael më 7 tetor”.

    “Ai humbi krahun duke ndihmuar miqtë dhe të huajt gjatë masakrës së egër të Hamasit. Sapo kishte mbushur 23 vjeç. Ai planifikoi të udhëtonte nëpër botë. Unë kam njohur prindërit e tij, Jon dhe Rachel. Ata kanë qenë të guximshëm, të mençur dhe të palëkundur, edhe pse kanë duruar të paimagjinueshmen.”- tha zoti Biden.

    Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Më shumë se 40,530 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit. Ndërmjetësuesit e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje armëpushimi që do ta bënte Hamasin të lironte 97 pengjet që ende mbahen, duke përfshirë të paktën 27 të cilët supozohen të vdekur, në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite./bbc

    Hamasi Izrael Trupat e gjashtë pengjeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.