KORÇË– Kevi Muçllari, i riu që u arrestua pas sherrit me një prej këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë së Pogradecit është lënë i lirë.
Gjykata ka vendosur ditën e sotme që të mos caktojnë masë sigurie ndaj Muçllarit, i cili u arrestua disa ditë më parë.
Sherri ka nisur në momentin që Muçllari së bashku me disa banorë të Çërravës kanë kundërshtuar dhënien me qira të tokave të tyre, veprim i miratuar nga këshilli bashkiak. Pas përplasjeve verbale, ai u konfrontua edhe fizikisht me një prej këshilltarëve të bashkisë./Radar.al


