TIRANË– Janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me dy personat, Erzen Uka dhe Julian Cumraku të cilët për disa orë u ngujuan në një banesë, ndërsa policia i gjeti në banesë armë dhe flamur të ISIS.
Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ne bashkëpunim dhe me anti terrorin janë duke punuar për të identifikuar personin e tretë që dyshohet se qëndronte në banesën e braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, së bashku me Erzen Uka dhe Julian Cumraku.
Sipas banorëve të zonës ky person është parë shpesh bashkë me dy të arrestuarit.
Sipas burimeve, ditën e djeshme në zonën e Valiasit në Kamëz policia ka kontrolluar edhe një ambient që Uka dhe Cumraku kishin jetuar vitin e fundit me qira, por gjatë kontrollit në këtë ambient nuk u gjet asgjë.
Asnjëri nga të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime para policisë. Madje në një moment i kanë cilësuar ata si shejtani. “Ju jeni shejtan dhe ne i japim llogari vetëm Zotit”./Radar.al


