Ministria e Shëndetësisë ka reaguar zyrtarisht pas dhunimit të ish-kryetarit të Partisë Demokratike në Lezhë, Sokol Toma, i cili u sulmua mbrëmjen e kaluar nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas njoftimit zyrtar, Toma ndodhet nën monitorim intensiv në Spitali Universitar i Traumës, ku po merr trajtim mjekësor për dëmtimet e marra.
Ministria bëri të ditur se ai ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe plagë në vesh, ndërsa aktualisht është koshient dhe në gjendje të stabilizuar.
“Pacienti S.T. ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës me dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe dëmtime të veshit. Është koshient dhe në gjendje të stabilizuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.


