Një aksident rrugor është regjistruar në segmentin e Rrugës së Kombit, në afërsi të Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një automjet, ndërsa për nxjerrjen e dy personave që ndodheshin brenda mjetit është kërkuar ndërhyrja e ekipeve të emergjencës.
Të dy të lënduarit kanë pësuar dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, ata janë transportuar për në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


