Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tutorja kineze organizoi arratisjen përmes Rinasit, por i shkoi huq

    August 24, 2024
    Plagosi Lorenc Kostën/ Gjykata vendos masën e sigurisë “Arrest me burg” për Erjon Goxharën

    Tiranë- Tutorja kineze e shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës e akuzuar se rekrutonte të reja për prostitucion në kryeqytetin shqiptar u kap duke tentuar të largohej përmes Rinasit.

    “U ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, tha Policia.

    Njoftimi nga Policia:

    Vijon operacioni policor i koduar “Red Light 2”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas.

    Arrestohet një 38-vjeçare, shtetase kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.

    Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase në kërkim, për shfrytëzim prostitucioni, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Red light 2”.

    Si rezultat i tij u ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.

    38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

    Materialet i kaluan Prokurorisë.

    prostitucion Rinas Tiranë tutore kineze
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026

    Zbardhet djegia e makinës së policit në Vlorë/ Arrestohen autori dhe porositësi, dyshohet hakmarrje pas arrestimit

    April 18, 2026

    Balla reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Administrative për deputetët e PD: Lajthitje, ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit

    April 18, 2026

    Rama në Barcelonë për samitin “Në mbrojtje të demokracisë”, pritet nga Pedro Sánchez

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.