Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

    Turpëruan Brazilin 7-1 në 2014-ën, dy ish-lojtarët e Gjermanisë dhurojnë momente speciale pas fitores ndaj Kuraçaos

    Nëna denoncon zhdukjen e të birit/ Policia: Punohet për gjetjen e 16-vjeçarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump kundër njohjes së shtetit palestinez

    September 19, 2025
    Njohja e shtetit palestinez është "një nga mosmarrëveshjet e pakta që kemi" - tha Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

    Britania e Madhe planifikon njohjen e një shteti palestinez, gjë që Donald Trumpi e kundërshton. Edhe partia gjermane CSU nuk është për njohje të njëanshme të shtetit palestinez.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i hedh poshtë me vendosmëri idetë e qeverisë britanike për të njohur një shtet palestinez. “Nuk pajtohem me kryeministrin në këtë pikë”, tha Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer. Në të njëjtën kohë Trump theksoi se kjo ishte “një nga mosmarrëveshjet e pakta që kemi”.

    Sipas mediave Britania e Madhe është në prag të njohjes së një shteti palestinez. Në fillim të shtatorit qeveria britanike premtoi se do të njihte një shtet palestinez, nëse Izraeli nuk do të ndërmerrte “hapa thelbësorë” për të përmirësuar situatën në Rripin e Gazës.

    Partia CSU nuk do të pranojë sanksione kundër Izraelit

    Sipas kryetarit të partisë kristian-sociale, Markus Söder, partia CSU nuk do t’i mbështesë sanksione të mundshme kundër shtetit të Izraelit për veprimet e tij në Rripin e Gazës. “Unë gjithashtu refuzoj propozimet e Komisionit të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Izraelit”, tha Söder për gazetën “Münchner Merkur”.

    “Partia CSU nuk do të pajtohet me sanksione ose njohje të njëanshme të shtetit palestinez, as edhe në nivel federal”, shtoi ai. Ai mbështet ndershmërinë në marrëdhëniet me Izraelin dhe gjithashtu edhe kritikat ndaj veprimeve të qeverisë izraelite. “Por ndershmëria nuk duhet të errësojë miqësinë”, tha Söder./DW

    Aksident tragjik në dalje të Vorës/ Vdes 35-vjeçari, plagosen dy persona (EMRI)

    Pas betimit të kabitetit të ri qeveritar para presidentit, Rama dhe ministrat e rinj në këmbë drejt Kryeministrisë

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrat në Presidencë për ceremoninë e betimit

    Britania e Madhe donald trump shteti palestinez
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

    June 15, 2026

    Turpëruan Brazilin 7-1 në 2014-ën, dy ish-lojtarët e Gjermanisë dhurojnë momente speciale pas fitores ndaj Kuraçaos

    June 15, 2026

    Nëna denoncon zhdukjen e të birit/ Policia: Punohet për gjetjen e 16-vjeçarit

    June 15, 2026

    Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO/ Të pandehurit për vr*sjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.