TIRANË– Qeveria “Rama 4” ka nisur sot zyrtarisht detyrën. Pas betimit të kabinetit qeveritar në Presidencë, para presidentit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe të gjithë ministrat e rinj, u larguan nga godina e Presidencës dhe e përshkuan në këmbë rrugën deri në Kryeministri.
Pas fotos familjare para godinës së Kryeministrisë, Rama dhe kabineti qeveritar tashmë po mbajnë mbledhjen e parë e Këshillit të Ministrave.
Nuk dihet se cilët do të jenë vendimet e para që do të marrin kjo qeveri, ndërsa në fokus të këtij mandati është integrimi i vendit në BE./Radar.al
Aksident tragjik në dalje të Vorës/ Vdes 35-vjeçari, plagosen dy persona (EMRI)
Qëlluan me shishe në drejtim të Ramës, Kuvendi përjashton 10 ditë 2 deputetët e PD


