TIRANË– Një ditë më parë seanca e paralajmëruar që të ishte maratonë zgjati vetëm 20 minuta për shkak të tensioneve të krijuara nga opozita kundrejt maxhorancës. Lidhur me situatën e djeshme sekretariati i Etikës ka dënuar Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën të cilët akuzohen si fajtorë pasi shkaktuan kaos gjatë seancës plenare ditën e djeshme në Kuvend.
Bardhi dhe Kreka janë përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare për shkak se qëlluan me shishe dhe rregulloren e Kuvendit në drjetim të kryeministrit Edi Rama.
Gjithçka nisi pas fjalës së “Diellës”, ministres së Inteligjencës Artificiale, një fakt ky që “nxiti” deputetët e opozitës, duke mos lejuar që seanca plenare të zhvillohet normalisht, ndërsa nuk munguan as sendet e forta si shishe apo kushtetuta të cilat fluturonin në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë kishte përgatitur një fjalim ku do të shpaloste objektivat e qeverisë së tij gjatë mandatit të katërt, por Rama nuk u lejua pasi “besnikët” e Berishës bënin zhurmuesin duke qëlluar tavolinat me dorë. Pas 20 minutash në mënyrë kaotike u mbyll seanca e sotme plenare ku me 82 vota të socialistëve u miratua programi politik i mazhorancës dhe Kabineti i Këshillit të Ministrave./Radar.al


