Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    PD ngre alarmin tek Ambasadat: Kuvendi u kthye në skenë antikushtetuese, opozita u përjashtua nga debati

    September 18, 2025

    Pas tensioneve në seancën plenare për miratimin e programit qeverisës dhe kabinetit të ri, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një letër zyrtare Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, duke denoncuar një situatë që e konsideron “të paprecedentë dhe antikushtetuese”.

    Sipas PD-së, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit penguan qëllimisht debatet parlamentare, duke orkestruar seancën në një mënyrë që, sipas opozitës, minimizoi rolin e saj dhe cenoi funksionimin demokratik të Kuvendit.

    Letra, e firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thekson se debati u ndërpre për herë të parë në 35 vite pluralizëm, ndërsa Kryeministri Rama ndërpreu fjalën e tij për të transmetuar një video nga figura virtuale e quajtur “Ministrja e Inteligjencës Artificiale Diella”, veprim që PD e konsideron si propagandistik dhe i paprecedentë.

    Opozita akuzon gjithashtu Kryetarin e Kuvendit për zbatim të dyfishtë të standardeve procedurale, duke i mohuar të drejtën për të folur kreut të Grupit të PD-së dhe duke i dhënë të njëjtën të drejtë dy herë përfaqësuesit të shumicës.

    PD thekson se mbyllja e seancës pa debat real përbën shkelje të nenit 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, duke paralajmëruar se kjo po e kthen Kuvendin në një zgjatim të Këshillit të Ministrave, pa kontroll mbi qeverinë dhe ligjet.

    Në përfundim, opozita i bën thirrje trupit diplomatik të ndjekë me kujdes zhvillimet, të cilat sipas saj rrezikojnë seriozisht demokracinë parlamentare dhe rendin kushtetues në Shqipëri.

    ambasadat leter parlamenti PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Berlin/ Rama takim me Ministren e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, Katherina Reiche

    June 17, 2026

    Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

    June 17, 2026

    Inceneratori i Elbasanit përfshihet nga flakët, re të dendura tymi mbulojnë zonën

    June 17, 2026

    Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3.500 trupa

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.