Gjermania e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Botërorin duke shkatërruar me rezultatin e thellë 7-1 Kuraçaon.564
Shumë emra të njohur gjermanë e festuan këtë triumf dhe ndanë pamje në rrjetet sociale. Një prej tyre është Tomas Myler i cili është aktiv në rrjetet sociale dhe nuk mund të mos ishte protagonist dhe në ato momente. Ai ndau një video në rrjetet sociale teksa i shkon nga mbrapa Bastian Shvajnshtaiger dhe e përqafon.
“Miku im Bastian Shvajnshtaiger ishte pikërisht pranë nesh në fushë gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar gjerman. Është gjithmonë mirë ta shohësh” , shkruan ai në Instagram./PanoramaSport


