Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Djali i princeshës norvegjeze dënohet me 4 vite burg, akuzohet për përdh*nim dhe dh*në

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026

    Tradicionalisht turizmi në vend është identifikuar kryesisht me bregdetin por vëmendja që mori vitet e fundit në promovimin e mediave ndërkombëtare dhe rrjete sociale e kanë ndryshuar këtë qasje dhe destinacione të tjera po fitojnë popullaritet.

    Të dhënat më të fundit tregojnë se një pjesë e rritjes po zhvendoset në qytete të tjera dhe Shkodra është një prej tyre. E njohur për trashëgiminë historike, pasurinë kulturore dhe afërsinë me Alpet Shqiptare, detin e liqenin ky qytet po shfaqet si një nga tregjet më dinamike të akomodimit afatshkurtër në vend.

    Sipas të dhënave të AirDNA (kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo) për periudhën 12-mujore të mbyllur në mars 2026, Shkodra regjistroi rritjen më të lartë të normës së zënies (prenotimeve) me qira ditore përmes platformës AirBnb mes tregjeve kryesore.

    Kjo vjen në një kohë kur turizmi po vijon të zgjerohet shpejta dhe destinacionet po konkurrojnë gjithnjë e më fort për vëmendjen e vizitorëve, të ndihmuara edhe nga ekspozimi i shtuar në rrjetet sociale.

    Rritja nuk kufizohet vetëm te kërkesa. Shkodra renditet tashmë mes tregjeve me ofertën më të madhe të akomodimit në vend, një tregues se investimet në kapacitete të reja kanë qenë të konsiderueshme. Deri tani, tregu duket se po i mirëpret këto kapacitete, pasi zgjerimi i ofertës është shoqëruar nga një rritje e vazhdueshme e kërkesës.

    Në një sektor ku zakonisht dominojnë Vlora, Durrësi dhe, për arsye të kuptueshme si kryeqytet edhe Tirana, ecuria e Shkodrës nuk kalon pa rënë në sy. Sipas të dhënave nga AirDNA, njësitë e listuara në Shkodër arritën në 1309 në mars 2026 nga 1032 në mars 2025. Në Tiranë ka 5,291 njësi të listuara për tu dhënë me qira, në Durrës gati 4 mijë dhe në Vlorë rreth 10 mijë.

    Shkodra rezulton se shënuar përmirësimin më të fortë të prenotimit të akomodimeve afatshkurtra, duke kaluar tregje më të konsoliduara dhe duke fituar gradualisht profilin e një destinacioni që tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit, jo vetëm në sezonin veror.

    Kjo nuk do të thotë se qendrat tradicionale të turizmit kanë humbur peshë. Tirana vazhdon të regjistrojë normën më të lartë të zënies në vend, kurse  Vlora mbetet tregu me inventarin më të madh të akomodimeve. Ndërkohë ritmi i rritjes e vendos Shkodrën në një kategori më vete.

    Edhe për sa i përket çmimeve, qyteti mbetet konkurrues. Çmimi mesatar ditor i akomodimit, prej 47 euro në natë, është më i ulët se në Golem (67 euro), Vlorë (67 euro) dhe Durrës (63 euro), duke i dhënë Shkodrës një avantazh të mundshëm për vizitorët që kërkojnë alternativa përtej destinacioneve tradicionale bregdetare.

    Shkodra po tregon se nuk është më thjesht një ndalesë në itinerarin turistik të vendit por po kthehet gradualisht në një destinacion më vete./MONITOR

    Shkodra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Djali i princeshës norvegjeze dënohet me 4 vite burg, akuzohet për përdh*nim dhe dh*në

    June 15, 2026

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    June 15, 2026

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    June 15, 2026

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.