Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur ultimatumin e tij ndaj Rusisë për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën, duke i dhënë Moskës “10 ditë nga sot” për të reaguar.
“Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Rusia. Është një turp,” deklaroi Trump për gazetarët në bordin e Air Force One, teksa kthehej nga një vizitë në Skoci.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se afati përfundimtar po afrohet dhe se nëse nuk ka lëvizje deri më 8 gusht, do të ndërmarrë hapa konkretë ndaj Moskës.
Vlen të kujtohet se presidenti kishte dhënë më parë një periudhë prej 50 ditësh në mes të korrikut, më pas e reduktoi në 10-12 ditë dhe sot e shkurtoi sërish afatin. Trump nuk ka sqaruar se çfarë masash do të marrë nëse ultimatumi injorohet, por paralajmërimi i tij ka ndezur diskutime në arenën ndërkombëtare mbi presionin amerikan për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas.


