Pijet alkoolike të falsifikuara janë duke marrë jetë njerëzish në Turqi ku është ngritur alarmi në lidhje me sigurinë e jetës së qytetarëve.
Mediat vendase raportojnë se konsumimi i alkoolit të falsifikuar, ka shkaktuar 37 viktima deri tani
Që nga 1 nëntori, 73 persona janë shtruar në spitalet e Stambollit me dyshimin se janë helmuar nga alkooli i falsifikuar.
Pas rasteve të vdekjeve, inspektimet e ekipeve të policisë vijojnë pa pushim.
Në punën e kryer për kapjen e atyre që furnizojnë alkool fals dhe shkaktojnë helmim, janë marrë masa ndaj 85 personave.
Alkooli i ndotur me metanol mendohet të jetë shkaku i vdekjeve pasi metanoli është një substancë toksike që mund t’i shtohet pijeve për të rritur fuqinë e tij, por që mund të shkaktojë verbim e dëmtim të mëlçisë.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi gjithashtu në platformën X se, përveç ndalimit të 85 personave, janë konfiskuar 40,388 litra alkool të falsifikuar dhe alkool etilik gjatë 10 ditëve të fundit nga xhandarmëria
Ekipet inspektuan 102 vende pune dhe vendosën një gjobë totale prej 2 milionë e 662 mijë e 52 lira turke për 32 biznese.


