Një ngjarje tragjike ka nodhur së fundmi në Tailandë, ku tre persona humbën jetën dhe dhjetëra mbetë të plagosur pasi një eksploziv u hodh në një turmë në një festival muzikor në Tailandë.
Policia tajlandeze njoftoi se dy të dyshuar u dërgua në paraburgim ditën e sotme.
Nga hetimet e bëra rezulton se një pajisje shpërthyese u hodh në një turmë gjatë një shfaqjeje në natyrë në një festival vjetor në qytetin Umphang, në provincën Tak, e cila kufizohet me Mianmarin, pak para mesnatës të së premtes, sipas Shoqatës së Grupeve të Shpëtimit Umphang.
Policia njoftoi se afro 48 persona ishin lënduar dhe se akuzat kundër të dyshuarve nuk ishin ngritur ende për shkak se hetimet janë në vijm.


