Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë ku 20 fëmijë kanë ndërruar jetë tragjikisht pasi autobuzi i shkollës me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët.
Në autobus mësohet se ndodheshin fëmijë të shkollave fillore, kur papritmas automjeti është përplasur dhe ka marrë flakë pak jashtë kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok.
Gjashtëmbëdhjetë fëmijë dhe tre mësues raportohet se kanë dalë në kohë nga autobusi që po digjej, por 22 nxënës dhe tre mësues nuk janë gjendur ende.
Fotot tregojnë se autobusi është shkatërruar plotësisht nga zjarri.
Hetuesit thuhet se nuk kanë mundur të hyjnë në automjet për shkak të flakëve.



