Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    Njihet zyrtarisht diabeti i tipit 5, forma e lidhur me kequshqyerjen që prek miliona njerëz

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Toyota Yaris”/ SPAK çon në gjyq Astrit Vladin e Erida Lazimin për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj një gjyqtari

    July 25, 2025

    TIRANË-SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale që lidhet me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj një gjyqtari.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të pandehur në këtë çështje janë Astrit Vladi dhe Erida Lazimi, të akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.

    NJOFTIMI I PLOTË :

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 24.7.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal, nr.26/1/1 viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:

    1. Astrit Vladi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, i parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (1) të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021).
    1. Erida Lazimi, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021).

    Ky procedim penal është ndarë nga ai i mëparshëm me nr.26/1, datë 26.12.2024, për veprat penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319/ç, 283/a dhe 287 të Kodit Penal.

    Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme të cilat provojnë se:

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë në datën 14.09.2020 është zhvilluar seanca paraprake për gjykimin e kërkesës për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.71 viti 2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” , e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal.

    Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri, Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës, Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar shtetasit, Alfred Vladi etj.

    E pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim për të favorizuar përsonat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon hetimet paraprake për episode të tjera të kryerjes së veprave penale të korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal./Radar.al 

    Astrit Vladi Erida Lazimi spak Toyota Yaris
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    June 6, 2026

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    June 6, 2026

    Njihet zyrtarisht diabeti i tipit 5, forma e lidhur me kequshqyerjen që prek miliona njerëz

    June 6, 2026

    Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një banesë në fshatin Rrilë

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.