Paralajmërimi i SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës për survejimin e aktiviteteve gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit dhe ngritja e seksioneve të posaçme “për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira” ka shënuar një tjetër përplase me Qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.
Edi Rama mbledh në Sheshin Skënderbej punonjësit e Bashkisë, ja arsyeja
Kryeministri sot ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se po survejon partitë politike në proces elektoral dhe se po i bëhet presion administratës.
“Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet”, theksoi kryeministri.
“Fatkeqësia është se gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por kushtojnë jetë njerëzish, trauma dhe plagë psikologjike nganjëherë të pariparueshme por nuk ka alternativë tjetër përvec një drejtësie të pavarur profesionale dhe që respekton integritetin, liritë e të drejtat e njeriut.
Të pavarurën e kemi para syve, profesionalen duhet të luftojmë së bashku ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive por dhe negative.
Është betejë për t’u bërë si aleat e partnerë të drejtësisë, pushtete të ndara por të vendosur sepse nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv.
Nuk mund të cenohen të drejtat për të marrë vendime, të trysnohet administrata e shtetit apo të paragjykohen.
‘Dil në pension me bufin’/ Rama paralajmëron largimin nga politika? Tregon ‘afatin e fundit’
Dhe nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj të jetë lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor. Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet. Nuk duhet të interferojmë tek njëri tjetri.
Drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe institucionale, duke respektuar të drejtat e njeriut. Profesionalizmin në drejtësi duhet ta konsolidojmë të gjithë së bashku. Nuk mund të justifikohen qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit nga drejtësia. Pushtetet janë të ndara dhe nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv.
Përpjekja për të luftuar krimet elektorale duhet të bëhet duke respektuar rolin kushtetues të secilit institucion. Çdo dalje nga këto pozicione përbën një ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre“, tha Rama.


