Kryeministri Rama ditën e djeshme lajmëroi se bonusi i pranverës për pensionistët do të lëvrohet nga data 1 Mars.
“Sipas premtimit, bonusi është 62 milionë Euro. Për ata që marrin deri në 200 Euro do të jetë 100 Euro bonus. Për ata që marrin më shumë se 200 Euro, bonusi do të jetë 50 Euro. Nga 1 Marsi në vijim, pensionistët do të tërheqin bonusin e pranverës:, tha ai.
Teksa sot, 20 shkurt, kryeministri i vendit, paralajmëroi se nëse PS fiton mandatin e katërt, do ketë ndryshime për pensionet.
Edi Rama: Jam shumë dakord dhe do të bëjmë patjetër më shumë për pensionet. Bonueset do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë. Koncepti i pjesëmarrjes së pensionistëve nga të ardhurat nga rritja ekonomike do të stabilizohet gjatë mandatit të katërt. Unë jam besimplotë se me 2 bonuse dhe pastaj me një rindërtim të skemës në funksion të rritjes së pensioneve, Shqipëria 2030 do të jetë një vend ku pensionistët do të ndihen shumë të përfshirë në tryezën e rishpërndarjes së të ardhurave nga ekonomia.
‘Dil në pension me bufin’/ Rama paralajmëron largimin nga politika? Tregon ‘afatin e fundit’


