Tifozi Frank Ilet ka premtuar që nuk do ti presë flokët derisa Mançester Junajtid të fitojë pesë ndeshje radhazi.
Trajneri Majkëll Kerrik ka folur në prag të ndeshjes së sotme në transfertën kundër Uest Hemit, duke u ndalur pikërisht te kjo temë.
“Mund të them se jam në dijeni, po. Fëmijët e mi më kanë treguar për këtë, por sigurisht që nuk do të jetë pjesë e fjalimit të ekipit nga një këndvështrim profesional. E kuptoj çfarë po ndodh dhe më bën të buzëqesh, por në fund të fundit nuk do të ketë ndonjë ndikim te puna jonë.” Junajtid është transformuar nën drejtimin e Kerrik dhe ndodhet në vendin e katërt në Premier Ligës pas 4 fitoresh radhazi./PanoramaSport


