Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Tetëmbëdhjetë minator bllokohen në minierën e Stantërgut/ Metalurgjik Trepça: Do të evakuohen së shpejti

    May 14, 2026

    TREPÇA– Tetëmbëdhjetë minatorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në minierën e Stantërgut që nga ora 01:30 e mëngjesit të 14 majit, bëri të ditur gjiganti metalurgjik Trepça. Sipas njoftimit, ata priten të evakuohen “në mënyrë të sigurt” brenda dy orësh. Trepça tha se deri te bllokimi i minatorëve erdhi pasi mëngjesin e së enjtes pati ndërprerje të energjisë elektrike në njësinë biznesore dhe fltacionin e Stantërgut, duke bërë që minatorët të bllokoheshin.

    Ndërmarrja tha se në momentin e ndërprerjes së rrymës në minierë ishin 47 punëtorë, teksa 29 prej tyre arritën të largoheshin dhe të dilnin mbi sipërfaqen e tokës.

    “Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion.”- u tha në njoftim.

    Ndërmarrja tha se punëtorët e bllokuar në Stantërg që gjendet afër Mitrovicës janë të sigurt, teksa ekipet po punojnë për rikthimin e furnizimit të energjisë elektrike.

    Edhe në të kaluarën, në minierat e Trepçës ishin ngujuar minatorë, për shkak të problemeve me energji elektrike, por edhe telasheve të tjera. Shembull, më 2023 për shkak të një defekti të energjisë elektrike në një ashensor, disa minatorë kishin mbetur qindra metra nën tokë për disa orë.

    Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje. Sindikatat e minatorëve shpesh janë ankuar se minatorët punojnë pa mjete adekuate pune dhe në kushte të rrezikshm./REL

    18 minatorë Metalurgjik Trepça
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.