Një 59-vjeçare është shpëtuar nga policia pasi tentoi të hidhej në ujërat e lumit Buna.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 09:30 u raportua se një shtetase ishte hedhur në lumin Buna. Menjëherë, patrulla e Komisariatit të Policisë Shkodër ndërhyri, hyri në ujë dhe arriti ta nxjerrë 59-vjeçaren nga lumi. Ajo ishte në gjendje të rëndë, por me shenja jete, dhe mori ndihmën e parë.
Shtetasja V. T., 59 vjeçe, u transportua me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm.


