Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Telefonata që i mori jetën Alba Cenkos, burri e dëgjoi dhe e qëlloi me mjet të fortë. Shqiptari: Më tradhtonte me shokun tim

    December 5, 2024

    Policia greke ka arrestuar shqiptarin Kastriot Cenko, 39 vjeç pasi ka pranuar para efektivëve që i mori jetën gruas së tij Alba Cenko një javë më parë e vetëm sot e zbuloi vetë krimin.

    39-vjeçari shqiptar pas arrestimit ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun.

    Sipas mediave greke, arsyeja ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se, sipas tij, gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.

    Me pranga në duar nxirret nga shtëpia e tij ku mbajti 1 javë gruan të pajetë, ky është shqiptari Kastriot Cenko

    Gjithçka ka ndodhur, sipas pretendimeve të 39-vjeçarit, kur gruaja mori një telefonatë nga shoku i tij dhe hyri në banjo për të folur. Burri e dëgjoi, u zemërua dhe vendosi ta vriste.

    Sipas rrëfimit të tij, shqiptari mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e tyre.

    Krimi ndodhi në mbrëmje të enjten e kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

    EMRAT dhe FOTOT/ Ky është burri shqiptar që i mori jetën gruas së tij dhe e fshehu 1 javë rresht

    Të nesërmën, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë. Ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.

    Kur përfunduan mësimin, 39-vjeçari i çoi fëmijët te vëllai i tij. Këto ditë ata qëndruan te xhaxhai.

    Sot që u kthyen në banesë, babai vendosi të tregonte krimin dhe lajmëroi policinë duke u thënë se kishte vrarë gruan dhe trupin e saj prej 1 jave e mbante në banesë. Në apartament mbante erë të rëndë për shkak të dekompozimit të trupit.

    alba cenko Kastriot Cenko me tradhtonte me shokun telefonatë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.