Është publikuar fotografia e gruas shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi. Kjo është Alba Cenko që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj i identifikuar si Kastriot Cenko, 39 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Ampelokipi të Athinës pasditen e së enjtes së kaluar.
Por autori 39-vjeçar e kishte mbajtur fshehur trupin e saj në papafingo dhe vetëm sot lajmëroi policinë duke treguar se e kishte vrarë bashkëshorten me çekiç dhe trupin e saj e kishte fshehur.
I shoqi ka thënë në polici se e ka vrarë për xhelozi, pasi ajo e tradhtonte. Ai tha gjithashtu se e ka vrarë me çekiç por edhe me duar.
Ai pohoi se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.
Sipas të njëjtave informacione, policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç në hyrje të pallatit dhe e ka arrestuar.



