Ky është momenti kur policia greke ka nxjerrë nga banesa e tij të prangosur shqiptarin Kastriot Cenko, 39 vjeç që i mori jetën gruas së tij Alba Cenko një javë më parë e vetëm sot e zbuloi vetë krimin.
EMRAT dhe FOTOT/ Ky është burri shqiptar që i mori jetën gruas së tij dhe e fshehu 1 javë rresht
Ishte vetë 39-vjeçari që lajmëroi policinë duke treguar se e kishte vrarë bashkëshorten me çekiç dhe trupin e saj e kishte fshehur në papafingo.
I shoqi ka thënë në polici se e ka vrarë për xhelozi, pasi ajo e tradhtonte. Ai tha gjithashtu se e ka vrarë me çekiç por edhe me duar.
Ai pohoi se gjatë gjithë këtyre ditëve, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.
Sipas të njëjtave informacione, policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç në hyrje të pallatit dhe e ka arrestuar.


