Zyrtarizimit të kandidatëve të PD për zgjedhjet e 11 Majit do i paraprijë procesi i Primareve që do të mbahet më 1 Mars.
Dokumenti/ Zbulohet lëvizja e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 Majit
Por këto ditë. mes kundërshtive të ndryshme që ka prodhuar në disa qarqe ky proces, janë vënë re dy fenomene.
Doli në Kuvend me fustan grash, deputeti i PD: E bleva me kolegen, ja kujt ia dhurova
Së pari deputetët që janë tërhequr nga procesi i primareve. Deri tani janë 3 deputetë që e kanë shprehur publikisht që nuk do të garojnë në 1 mars dhe janë tërhequr nga kandidimi për tjetër mandat deputeti.
Përveç Helidon Bushatit, burime bëjnë me dije që edhe Emilja Koliqi, deputete e Shkodrës, nuk do të marrë pjesë në primare.
Ju ka ardhur ky mesazh në Instagram dhe e keni klikuar? Urgjent kontrolloni profilin tani
Po ashtu mësohet se edhe deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, nuk ka dorëzuar dokumentacionin për të marrë pjesë në procesin e 1 marsit.
Përveç dorëheqjeve të deputetëve, në disa qarqe mësohet se edhe interesi i kandidatëve për të marrë pjesë në primare nuk ka qenë shumë i lartë.
Në total, në gjithë vendin, burime nga PD thonë se janë rreth 300 kandidatë që kanë dorëzuar dokumentacionin për të garuar në primare.


