TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi do të mbajë një takim me sekretarin e përgjithshëm të PD Flamur Nokën në selinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se temë e diskutimit do të jetë protesta e 8 shkurtit dhe koalicioni për zgjedhjet e 11 Majit.
Kujtojmë se lajmin për një koalicion mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike e ka dhënë edhe vet Presidenti i burgosur i PL-së, Ilir Meta, teksa pak ditë më parë dha një intervistë në A2CNN.
Ky takim vjen pas Konventës së Partisë së Lirisë, ku për herë të parë, Ilir Meta në një mesazh zanor paralajmëroi se ai do të ishte kandidat për deputetët në Tiranë./Radar.al
Meta flet nga burgu: Jemi në koalicion me PD, fushatën e PL e drejtoj unë
E papritur/ Ilir Meta shfaqet në publik pas 100 ditësh izolim në burg (VIDEO)