Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT

    Kaosi gjatë Bajern-Real, e pëson edhe Kompani. Pezullohet për gjysmëfinalen me PSG-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    April 16, 2026

    BBC ka kohë që duhet të kursejë. Tani njoftohet se pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune. Sindikatat janë të alarmuara. BBC-ja njoftoi në faqen e saj zyrtare se planifikon të shkurtojë deri në 2.000 vende pune. Në BBC punojnë rreth 21.500 vetë. Drejtori i përgjithshëm i përkohshëm, Rhodri Talfan Davies, nuk e përjashtoi as mundësinë e mbylljes së kanaleve apo të shërbimeve të tëra dhe e quajti këtë një “lajm vërtet të vështirë”. Sindikatat britanike paralajmëruan për rënie të cilësisë.

    Shkurtimi i vendeve të punës është pjesë e përpjekjeve për të kursyer në tri vitet e ardhshme 10% të shpenzimeve. BBC ndodhet prej kohësh nën presion të madh financiar dhe është detyruar vazhdimisht të bëjë shkurtime të dhimbshme.

    Probleme me të ardhurat dhe padia e Donald Trumpit

    BBC financohet përmes një takse për mediat publike. Çdo shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar duhet të paguajë rreth 210 euro në vit. Megjithatë kohët e fundit të ardhurat kanë rënë. Qeveria e mëparshme konservatore, e cila e akuzonte BBC-në për prirje të majta, e pezulloi rritjen e kësaj takse për dy vjet. Gjithashtu kishte edhe plane për ta hequr krejtësisht këtë taksë dhe për ta zëvendësuar me një model abonimi, si ai i shërbimit të transmetimit Netflix. Me qeverinë aktuale të Partisë Laburiste po zhvillohen bisedime për një përshtatje të kësaj takse.

    BBC-në e vë gjithashtu nën presion ekonomik edhe një padi për shpifje e presidentit amerikan Donald Trump . Ai kërkon të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim për një dokumentar të transmetuar nga BBC-ja, në të cilin pjesë nga fjalimi i tij i 6 janarit 2021 ishin montuar në mënyrë të tillë që krijonin përshtypjen se ai i kishte nxitur drejtpërdrejt mbështetësit e tij që të sulmonin Kapitolin./DW

    BBC donald trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    April 16, 2026

    Shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT

    April 16, 2026

    Kaosi gjatë Bajern-Real, e pëson edhe Kompani. Pezullohet për gjysmëfinalen me PSG-në

    April 16, 2026

    Mes Sirisë dhe Irakut, REL: Paqartësi për vendndodhjen e shqiptarëve në zonat e konfliktit

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.