TIRANË– Çifti më i ri në FERMA VIP, duket se i kanë vënë pikat mbi “i” raportit të tyre. Vanesa dhe Indri mbrëmjen e së mërkurës kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë gjatë një feste të organizuar në fermë.
Teksa vallëzonin përqafuar, Indri dhe Vanesa janë afruar me njëri-tjetrin dhe kanë ndarë një puthje, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të formatit.
Ky moment konsiderohet një kthesë e rëndësishme në raportin e tyre, duke qenë se vetëm pak ditë më parë Vanesa ishte shprehur mes emocioneve në dhomën e “Agait” për afrimitetin me Indrin.
Ajo kishte pranuar se ndjehej e ngarkuar emocionalisht dhe i kishte kërkuar ndjesë partnerit të saj jashtë formatit, duke lënë të kuptohej se situata e saj brenda lojës nuk ishte e lehtë.
Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se tërheqja mes saj dhe Indrit ka qenë më e fortë se dilemat personale, duke çuar në një afrim që tashmë duket se ka kaluar kufirin e miqësisë.
Pavarësisht kësaj mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo romancë e re në dinamikat e “Ferma VIP”./Radar.al
https://www.instagram.com/reel/DXKkT6DAiuf/?utm_source=ig_web_copy_link


