Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Meta flet nga burgu: Jemi në koalicion me PD, fushatën e PL e drejtoj unë

    January 31, 2025
    Meta flet nga burgu: Jemi në koalicion me PD, fushatën e PL e drejtoj unë
    Ilir Meta

    TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur në një emision televiziv ndërsa është i arrestuar. Teksa ndodhet në qelinë numër 5 prej 3 muajsh, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për emisionin “Debat” në A2CNN.

    Pavarësisht se ka afro 100 ditë në qeli, Meta shprehet se ndjehet më i lirë se më parë dhe se e drejta për të do të triumfojë. Burgosjen e tij Meta e quan “syrgjynosje” për t’iu pamundësuar mbrojtja në publik. Ai shprehet se nuk ka asnjë akuzë, pavarësisht se SPAK ka vijuar hetimet edhe gjatë kohës që ai ka qenë në paraburgim.

    “Nuk ka asnjë provë apo fakt penal që ka të bëjë me Ilir Metën gjatë 32 viteve të shërbimit publik. Nuk ekziston asnjë shkresë apo akt zyrtar nga Ilir Meta që ka dëmtuar një qindarkë buxhetin e shtetit apo që ka shkelur ligjin. Ndërkohë që janë të shumta shkeljet e ligjit dhe favorizimet e paligjshme që uzurpatori i gjithë pushteteve ka kryer me firmën e tij, të cilat SPAK ka tmerr t’i shikojë e jo më t’i hetojë.”-thotë ai.

    Ndër të tjera ka pohuar se nuk pret asnjë masë lehtësuese para zgjedhjeve 11 majit, por shton se kjo nuk e dekurajon për të vijuar betejën dhe konfirmon koalicionin me Partinë Demokratike.

    “Partia e Lirisë do të jetë një opozitë e vërtetë gjithmonë dhe për këtë qëllim do të bashkëpunojë me PD në interes të mbrojtjes të pluralizmit politik, interesit Kombëtar e publik dhe rivendosjes së llogaridhënies.”– shprehet  Presidenti  Partisë së Lirisë.

    Pavarësisht se ndodhet në burg Meta, thotë se do të drejtojë vetë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Teksa pranon se do jetë kandidat për deputet, tregon dhe objektivin e opozitës.

    “Në çdo rast unë do të jem deputet i atyre që më kanë besuar e votuar që nga viti 2005 e në vazhdimësi. Por objektivi im kryesor është përmbysja e narkoregjimit. Partinë e Lirisë dhe fushatën e saj e drejtoj unë si President i zgjedhur i saj në Prillin e kaluar në bashkëpunim me të gjithë kolegët dhe forumet e saj.”-deklaron Meta.

    Presidenti i Partisë së Lirisë u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin opozitën, pasi siç thotë ai 11 maji është datë./Radar.al 

    Prej 3 muajsh në burg, Meta: Jetoj në 12 metra katrorë, jam syrgjynosur. Një herë në javë takohem me…

    Koalicioni Berisha-Meta PL koalicion PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    April 16, 2026

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    April 16, 2026

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    April 16, 2026

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.