Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Rrilë, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Sokol Daci, rreth 30 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, brenda një berberhane, ku dyshohet se autori ka qëlluar me breshëri plumbash. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe, sipas burimeve zyrtare, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ende nuk dihen shkaqet apo motivet e konfliktit.


