Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Siguria ushqimore/ Gonzato: Kontrolle për cilësinë e qumështit dhe mishit! Nevojitet më shumë përpjeke nga qeveria

    April 21, 2026

    TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se vendi ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të negociatave për anëtarësim, duke nënvizuar se progresi nuk matet vetëm me hartimin e ligjeve, por mbi të gjitha me funksionimin real të sistemeve.

    Sipas Gonzatos, një ndër elementët kyç të këtij transformimi është kategorizimi i operatorëve të biznesit ushqimor dhe përafrimi i tyre me standardet e Bashkimi Evropian. Ai shpjegoi se një sistem funksional kategorizimi u mundëson autoriteteve të dallojnë qartë subjektet që përmbushin standardet e BE-së, ato që kanë potencial për t’u përafruar brenda një afati të caktuar dhe ato që kërkojnë ndërhyrje më të thella strukturore.

    “Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave. Ecuria nuk matet vetëm me qëllimet që ka Shqipëria, apo me miratimin e legjislacionit, por matet me anën e sistemeve që funksionojnë. Në qendër të këtij transformimi qëndron një çështje kyçe, kategorizimi i operatorëve të biznesit ushqimore dhe përmirësimi i subjekteve në përputhje me standardet e BE. Një sistem kategorizimi që  funksionon mirë u bën të mundur autoriteteve që të dallojnë ato subjekte që përmbushin standardet e BE, atyre që mund të arrijnë pajtueshmërinë me këto standarde brenda një afati dhe atyre që kërkojnë një përshtatje më të themelore. Në bazë të kësaj pune autoritetet mund të përdorimin burimet e kufizuara dhe ti bazojnë në kontrolle që në bazë kanë rrezikun. Kjo është e rëndësishëm në sektori si përpunimi i qumështit dhe mishit ku hendeku ndërmjet praktikave aktuale dhe kërkesave të BE mund të jetë i konsiderueshëm.Përmirësimi i cilësisë së qumështit të papërpunuar është parakusht për të qenë konkurrent në tregun e BE. Harmonizimi me standardet e BE forcon besimin e konsumatorëve dhe krijon mundësi të reja për rritje dhe eksporte. Nevojiten më shumë përpjekje nga qeveria që bizneset të kuptojnë plotësisht kategorizimin dhe mbështetjen që duhet të kenë për të patur më shumë financim.”- tha ambasadori i BE./Radar.al

    Gonzato Siguria ushqimore ne Shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    April 21, 2026

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.