Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 Prill 2026

    Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    “Të krijohet qeveri teknike”/ Berisha: Procesi zgjedhor u kthy në farsë elektorale

    May 22, 2025
    "Të krijohet qeveri teknike”/ Berisha: Procesi zgjedhor u kthy në farsë elektorale
    Sali Berisha

    TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar manipulimet, sipas tij të procesit zgjedhor më 11 maj, duke e quajtur atë një farsë të orkestruar nga qeveria.

    Berisha ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Sali Berisha tha se në Elbasan është zbatuar praktika e njohur si “treni bullgar”.

     FJALA E BERISHËS: 

    Krimineli në krye të bashkisë është mentori i kriminelëve të tjera për të realizuar ‘trenin bullgar’ në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Pra kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës, fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, të cilat kurrë nuk do njihen. Ata që mendojnë se mund të imponojnë qytetarëve shqiptarë në këtë mënyrë vullnetin e tyre dhe mund të qëndrojnë mbi karrige, gabojnë shumë shumë rëndë. Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët votojnë të lirë. Ky është qëndrimi ynë. Ne kemi me qindra dokumente të pafundme të shkatërrimit, të shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale. Pra kjo është farsa e vërtetë elektorale dhe ne duam që shqiptarët të votojnë dhe të mos vuajnë farsën elektorale dhe pasojat e saj. Ne do qëndrojmë me të gjithë potencialin tonë, fuqinë tonë, që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë të një vendi dhe jo të përjetojnë farsa të turpshme elektorale që janë të njëjta me ato të Zimbabveve 30 vite më parë. Besoj se e keni të qartë, e shihni vetë. Gjithçka janë rezultate të paracaktuara. Unë mund t’u them ju se do shihni kuti votimi në të cilat 200 fletë njëra pas tjetrës kanë të njëjtën palosje. Ose është ‘treni bullgar’ që është e njëjta gjë pastaj./Radar.al 

    Spiropali për humbjen e Artan Lames: Dijet dhe talentin i vuri në shërbim të ndryshimit të Shqipërisë

    Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël…

    Italia kërkon ekstradimin/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për Ekil Nerjaku dhe Ervis Detin

     

    Berisha Procesi zgjedhor
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

    April 30, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.