TIRANË– Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për vdekjen e parakohshme të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame.
Në reagimin e saj Spiropali shkruan: Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.
POSTIMI I PLOTË:
Trishtim
Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të shumtë!
Paç Paqen e pasosur, Tan
/Radar.al
Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël…
Italia kërkon ekstradimin/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për Ekil Nerjaku dhe Ervis Detin


