Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Italia kërkon ekstradimin/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për Ekil Nerjaku dhe Ervis Detin

    May 22, 2025

    TIRANË– Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për Akil Nerjaku alias Genti Nderjaku dhe Ervis Detin, për të cilët Italia ka kërkuar ekstradimin në kuadër të operacionit “Ura” ku u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikut të drogës drejt shtetit fqinj, me bazë në Durrës.

    Togat e zeza kanë vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

    Njoftimi i Gjykatës:

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, sot më datë 22.05.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, në praninë e palëve ndërgjyqëse, kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, për shtetasit: G. N. alias E. N. dhe E.D , kërkesën me objekt: “Për miratimin e arrestimit të përkohshëm për qëllime ekstradimi dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”.

    Gjykata pasi administroi provat shkresore, shqyrtoi ato në tërësi, si dëgjoi konkluzionet përfundimtare

    PËR KËTO ARSYE;

    Gjykata duke u bazuar në nenet 493 e vijues të  K.Pr.Penale

    V E N D O S I:

    1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit për qëllime ekstradimi të shtetasve N. (alias E. N.), i biri i . dhe i ., lindur më .dhe E. D., i biri i B. dhe i N., lindur më . të kryer nga policia gjyqësore në bazë të “Procesverbal për arrestin ndërkombëtar 21.05.2025 ora 10:00”.
    2. Caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave në kërkim N. (alias E. N.) dhe E. D.
    3. Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
    4. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
    5. Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
    6. Kundra këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.            

    U shpall në Tiranë, sot më datë 22.05.2025./Radar.al 

    Italia kërkon ekstradimin/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për Ekil Nerjaku dhe Ervis Detin

    Akil Nerjaku Ervis Deti Genti Nderjaku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.