Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vr*u shokun, brenda ‘Posche’ të autorit u gjet një lopatë dhe…

    Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar mënyrën se si do të zbatohet ligji i faljes së detyrimeve tatimore, i cili synon shuarjen ose fshirjen e detyrimeve të papaguara ndaj Administratës Tatimore, me qëllim lehtësimin e barrës financiare për tatimpaguesit dhe krijimin e mundësisë për rregullimin e situatës së tyre fiskale.

    Sipas sqarimeve të Tatimeve, nga ky ligj përfitojnë tatimpaguesit dhe subjektet e regjistruara në Administratën Tatimore, qofshin aktive, pasive apo të çregjistruara, nëse plotësojnë kriteret e përcaktuara. Nuk përfitojnë tatimpaguesit që janë dënuar me vendim të formës së prerë ose që janë në hetim apo proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, para ose gjatë zbatimit të ligjit.

    Për detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014, ligji parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet principali, ndërsa mund të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, sipas kushteve të ligjit.

    Për periudhën 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, falja është e pjesshme dhe lidhet me pagesën e pjesës së mbetur të detyrimit. Nëse tatimpaguesi paguan njëherësh 50% të principalit nga data 10.06.2026 deri më 30.06.2026, shuhet 50% e detyrimit kryesor. Ndërsa nëse paguan 75% të principalit nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026, shuhet 25% e detyrimit kryesor. Në të dyja rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

    Për detyrimet tatimore të periudhës 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë, pra 100% e principalit, nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

    Ligji parashikon gjithashtu fshirje ose shuarje të detyrimeve tatimore dhe dënimeve administrative për tatimpaguesit që rezultojnë të çregjistruar në QKB ose me vendim gjykate, apo që janë të çregjistruar në Administratën Tatimore deri më 31.12.2024, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në falje përfshihen edhe gjobat tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për mosdeklarim në afat deri më 31.12.2024, përfshirë dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve.

    Po ashtu, fshihen dënimet administrative për mosdeklarim në afat të deklaratave të padorëzuara, që u përkasin periudhave deri më 31.12.2024, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri më 30.06.2026. Pjesë e faljes janë edhe gjobat për dorëzimin e vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzimin me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara, të llogaritura deri më 31.12.2024.

    Një tjetër kategori përfituese lidhet me gjobat dhe interesat e gjeneruara në sistem nga ndryshimi i listëpagesave për periudhat e kaluara, që rrjedhin nga zbatimi i një akti ligjor apo nënligjor me efekt prapaveprues ose nga zbatimi i një vendimi gjykate të formës së prerë.

    Tatimet sqarojnë se për detyrimet që fshihen plotësisht dhe pa kusht, procesi kryhet automatikisht nga Administrata Tatimore. Ndërsa për rastet kur përfitimi lidhet me pagesë të kushtëzuar, falja realizohet vetëm pas kryerjes së pagesës brenda afateve të përcaktuara.

    Teprica kreditore, nëse tatimpaguesi ka të tillë, përdoret automatikisht për shlyerjen e detyrimeve përpara aplikimit të faljes. Pagesa për përfitimin nga ligji mund të kryhet nga data 10.06.2026 deri më 30.06.2026 ose deri më 31.12.2026, sipas zgjedhjes dhe kategorisë ku bën pjesë tatimpaguesi.

    Për tatimpaguesit që janë në proces ankimi, përfitimi nuk zbatohet në rastet kur ka vendim gjyqësor të formës së prerë në favor të Administratës Tatimore për detyrimet përkatëse. Në rastet e tjera, përfitimi bëhet vetëm nëse tatimpaguesi heq dorë nga ankimi administrativ ose gjyqësor, brenda afateve ligjore. Kërkesa zyrtare duhet të paraqitet pranë drejtorisë rajonale tatimore përkatëse duke filluar nga data 10.06.2026, përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.

    Ligji nr. 86/2025 zbatohet për periudhën nga 01.01.2026 deri më 31.12.2026. Në rast se një tatimpagues, sipas një vendimi, nuk përfiton nga fshirja apo shuarja e detyrimeve, ai ka të drejtë të ankimohet në gjykatën administrative, sipas legjislacionit në fuqi të fushës. /ekofin.al

    Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    June 13, 2026

    Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vr*u shokun, brenda ‘Posche’ të autorit u gjet një lopatë dhe…

    June 13, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

    June 13, 2026

    Goditet skema e trafikimit të arit dhe sendeve me vlerë në Fier, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.