Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kombëtarja më e vogël e Botërorit përballet me Gjermaninë, pse Nojer është idhulli i portierit të Kuraçaos…

    Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vr*u shokun, brenda ‘Posche’ të autorit u gjet një lopatë dhe…

    June 13, 2026

    TIRANË– Eglant Koçi i cili është shpallur i zhdukur që prej datës 4 Qershor dyshohet të jetë vrarë dhe më pas të jetë groposur. Dyshimet e grupit hetimor përforcohen pasi në automjetin tip Porsche e sekuestruar të autorit të dyshuar dhe të shpallur në kërkim, Armand Shakaj, hetuesit kanë gjetur vegla pune, mes tyre edhe lopata me mbetje balte.

    Ky detaj, sqarojnë burime të sigurta pranë hetuesve, ka forcuar dyshimet se trupi i 34-vjeçarit mund të jetë fshehur në një zonë të izoluar, ndërsa kërkimet vijojnë prej ditësh.

    Gjatë një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba tha se kontrollet janë fokusuar kryesisht në Tiranë e Elbasan, në zona malore, ndërsa në ndihmë të palës shqiptare, janë edhe forca të Kosovës duke kontrolluar me qen. Paralelisht kërkimet janë fokusuar edhe për arrestimin e autorit të dyshuar, Armand Shakaj, shoku i ngushtë i Eglant Koçit. Trupi i të riut dyshohet të ketë qëndruar më shumë se 24 orë në makinën e Shakajt derisa me aludimet se mjeti kishte defekt, mori një karrotrec dhe e transportoi deri në zonën e Ibës. Prej andej pa lënë gjurmë për shkak se zona nuk mbulohet me kamera sigurie.

    Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes të rëndë të jetë bërë një debat i ashpër mes dy shokëve të ngushtë për aktivitetin e paligjshëm të kriptovalutave, apo monedhave virtuale. Ndërsa është duke u hetuar edhe mosshlyerja një shume të konsiderueshme parashë. Grupi hetimor ka siguruar të dhëna se i kërkuari Armand Shakaj dyshohet të jepte para me fajde dhe se me ndërmjetësimin e Eglant Koçit një shumë parash mund t’i jetë dhënë personave të tretë. Kjo shumë, dyshojnë hetuesit të mos jetë shlyer dhe përgjegjës Armand Shakaj mund të bënte shokun e tij të ngushtë, Eglant Koçin./Radar.al

    Eglant Koçi Oliger Torba
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kombëtarja më e vogël e Botërorit përballet me Gjermaninë, pse Nojer është idhulli i portierit të Kuraçaos…

    June 13, 2026

    Arratisje si në filma/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

    June 13, 2026

    Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

    June 13, 2026

    Paratë me fajde “mollë sherri”? Dyshohet se vr*u shokun, brenda ‘Posche’ të autorit u gjet një lopatë dhe…

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.