Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, reagon Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë!

    Martohen Moza dhe Iliri, çifti puthet në buzë

    Rreziqe të përbashkëta: Evropa dhe vendet e Indo-Paqësorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Goditet skema e trafikimit të arit dhe sendeve me vlerë në Fier, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro

    June 13, 2026

    FIER– Një operacion policor i koduar “Stolen Gold” ka çmontuar një skemë të dyshuar të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë të vjedhura jashtë vendit, që futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe shiteshin në argjendari në Fier dhe Lushnjë.

    Bazuar në njoftimin e policisë së Shtetit, në pranga është vënë një 27-vjeçar, ndërsa një 45-vjeçar është shpallur në kërkim si i dyshuar për të njëjtën veprimtari kriminale. Po ashtu, janë proceduar penalisht shtatë administratorë argjendarish, të dyshuar se blinin dhe tregtonin mallrat e paligjshme.

    Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesa dhe subjekte tregtare, autoritetet sekuestruan 15 kilogramë e 259 gramë ar, 4 kilogramë e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, si dhe objekte të tjera të dyshuara me vlerë artistike e kulturore. U sekuestruan gjithashtu para në lekë dhe euro, telefona celularë, pajisje DVR dhe prova të tjera materiale. Vlera paraprake e sendeve të bllokuara llogaritet në rreth 2 milionë euro.

    NJOFTIMI I POLICISË:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Stolen Gold”.

    Goditet një skemë kriminale e trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit.

    Siguronin sende me vlerë në Itali dhe Greqi, i fusnin kontrabandë në Shqipëri dhe i tregtonin në argjendari në Fier dhe Lushnjë, vihet në pranga një 27-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar, i dyshuar për të njëjtën veprimtari kriminale.

    Procedohen penalisht 7 administratorë argjendarish.

    Sekuestrohen 15 kg e 259 gramë ar, 4 kg e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, sende të dyshuara me vlerë artistike e kulturore, para në lekë dhe euro, aparate celularë, DVR dhe sende të tjera.

    Vlera paraprake e sendeve të sekuestruara llogaritet rreth 2 milionë euro.

    Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit, Komisariatet e Policisë Fier dhe Lushnjë, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, pas një hetimi disamujor të zhvilluar me metoda speciale hetimi, finalizuan operacionin policor të koduar “Stolen Gold”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

    • D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte në mënyrë të kundërligjshme sende me vlerë, bizhuteri ari dhe argjendi, ora të markave të ndryshme, si dhe objekte të tjera me interes ekonomik, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga vjedhje të kryera jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Itali dhe Greqi, dhe më pas i tregtonte në subjekte argjendarie të ndryshme.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan bizhuteri, ora, sende të dyshuara me vlerë artistike dhe kulturore, si dhe fishekë arme gjahu.
    Në vijim të veprimeve procedurale u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

    • D. H., 45 vjeç, E. Gj., 38 vjeç, dhe A. Sh., 35 vjeç, të tre banues në Fier si dhe M. S., 39 vjeç, A. K., 62 vjeç, B. B., 65 vjeç, dhe J. D., 41 vjeçe, të katërt banues në Lushnjë.

    Këta shtetas, administratorë të subjekteve argjendarie, dyshohen se blinin dhe tregtonin sende të dyshuara si të vjedhura, të siguruara nga shtetasi D. S. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera dyshohet se në subjektet e tyre tregtare disponoheshin mallra pa dokumentacion ligjor të origjinës, si dhe sende me vlerë të dyshuara si mall kontrabandë. Një pjesë e konsiderueshme e sendeve të sekuestruara u gjet edhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre.

    Në vijim të hetimeve u shpall në kërkim shtetasi:

    • B. A., 45 vjeç, banues në fshatin Kraps, Fier.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte të njëjtën veprimtari kriminale me shtetasin D. S., duke siguruar sende me vlerë jashtë vendit dhe duke i tregtuar ato në argjendari të ndryshme në Fier dhe Lushnjë.

    Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan ora të markave të ndryshme, bizhuteri ari dhe argjendi, si dhe një shkop gome i ngjashëm me atë të Policisë. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

    Hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme./Radar.al

    Fier
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, reagon Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë!

    June 15, 2026

    Martohen Moza dhe Iliri, çifti puthet në buzë

    June 15, 2026

    Rreziqe të përbashkëta: Evropa dhe vendet e Indo-Paqësorit

    June 15, 2026

    I ngacmoi motrën, Mateo merr zvarrë gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.