Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Portugalia mes pretendenteve për Botërorin, Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

    Nju Jorku nderon Pelé-n, një kryqëzim merr emrin e legjendës së futbollit

    SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës, 20 masa sigurie dhe sekuestrim pasurish me vlerë milionëshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    “Të dua pa kushte”/ U nda nga futbollisti afrikan, Adriana Matoshi gjen dashurinë e vërtetë? Për kë ishin këto fjalë romantike?

    February 14, 2025
    "Të dua pa kushte”/ U nda nga futbollisti afrikan, Adriana Matoshi gjen dashurinë e vërtetë? Për kë ishin këto fjalë romantike?

    KOSOVË– Aktorja e njohur, njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Adriana Matoshi ka reaguar mbrëmjen e djeshme përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

    Ajo pas ndarjes nga futbollisti afrikan 19 vite më i ri Keith Groeneveld, duket se ka zgjedhur të mos bëjë më publike gjithçka që lidhet me jetën e saj private dhe marrëdhëniet e dashurisë.

    Por në InstaStory, nisur edhe nga data 14 Shkurt, Dita e të Dashuruarve, Adriana ka uruar veten e saj ndërsa e ka falënderuar për “dashurinë pa kushte” që i jep.

    Postimi i plotë:

    E dashur Adrianë

    Në këtë ditë të shenjtë të Shën Valentinit, kam vendosur të shkruaj një letër për ty, për t’i thënë vetes atë që shpesh harroj t’ja them. Për gjithë dashurinë që kam dhënë, për gjithë atë që kam ofruar, për çdo hap që kam bërë me zemrën time të hapur, sot dua të të them: Të lumtë.

    Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen.

    Shumë herë ke qenë aty për të tjerët, duke mbajtur peshën e bisedave, duke i mbështetur ata që kishin nevojë për ty, duke ofruar ngushëllim dhe paqe. Ti ke qenë shtylla që të tjerët mund të mbështeteshin, dhe gjithmonë je kujdesur që dashuria të mbizotërojë.

    Po, ndonjëherë është e vështirë të kujdesesh për veten në mes të gjithë kësaj, por sot dua të të them: Të dua, dhe të falënderoj që je kjo që je. Je më e fortë dhe më e bukur se çdo gjë që mund të imagjinoje, dhe çdo hap që ke bërë ka pasur rëndësi. Edhe kur nuk e ke parë vetën si duhej, unë e di që ke dhënë gjithçka nga vetja jote.

    Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me dashurinë që ke shpërndarë. Të dua për ndjeshmërinë në ke, për bujarinë që ke pasur dhe për forcën që ke treguar çdo ditë. Ti je e shkëlqyer, e bukur, dhe e merituar për gjithë dashurinë dhe mirëkuptimin që ke ofruar

    Në këtë ditë, do të kujdesem më shumë për veten, do të çmoj më shumë dhe do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë: të dua pa kushte, siç kam dashur të tjerët. E di që kjo është një dhuratë për veten time, një dhuratë që nuk duhet të harroj kurrë.

    Te dua, gjithmonë.

    Me dashuri të pafund. Adri

    LAJME TË REKOMANDUARA

    “Për shpirt të gjyshit…”/ Egli nuk i shqitet Gjesti e kap për krahu: Më kthe përgjigje

    “Me helm e pickime”/ Egli i shkruan letër për Shën Valentin Gjestit: Të kam dashuruar

     

    14 shkurti adriana matoshi shen valentin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Portugalia mes pretendenteve për Botërorin, Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

    June 12, 2026

    Nju Jorku nderon Pelé-n, një kryqëzim merr emrin e legjendës së futbollit

    June 12, 2026

    SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës, 20 masa sigurie dhe sekuestrim pasurish me vlerë milionëshe

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.