Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Të dhënat e INSTAT: Vetëm 29.5% e të punësuarve me arsim 8-9-vjeçar marrin pagë

    October 17, 2025

    Punësimi me pagë në vendin tonë është i lidhur ngushtë me nivelin arsimor të të punësuarve. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm 29.5% e personave me arsim 8-9-vjeçar janë të punësuar me pagë, ndërsa përqindja rritet në 50% për ata me arsim të mesëm dhe arrin në 84.2% për individët me arsim të lartë.

    Të dhënat e punësimit me pagë sipas nivelit arsimor tregojnë se individët me arsim më të ulët janë të përfshirë kryesisht në punë informale, vetëpunësim ose bujqësi familjare, ku nuk sigurohet kontratë pune apo të ardhura të qëndrueshme.

    Punësimi total në vendin tonë është shumë më i lartë se numri i personave që marrin paga dhe paguajnë sigurime.

    Kjo ndodh sepse në statistikat zyrtare konsiderojnë si të punësuar edhe fshatarët që punojnë disa orë në tokën e tyre, edhe pse nuk shesin prodhimin dhe nuk nxjerrin të ardhura.

    Shumica e të punësuarve në bujqësi, gati 80%, nuk marrin paga dhe pjesa më e madhe e tyre ka arsim 9-vjeçar.

    Gjithashtu, një pjesë e madhe e punonjësve në sektorin e ndërtimit janë me arsim bazë dhe kanë më shumë gjasa të punojnë në të zezë, pa sigurime dhe të përjashtuar nga të drejtat që garanton Kodi i Punës.

    Edhe te punonjësit me arsim të mesëm ka një hendek të madh midis punësimit me pagë dhe punësimit total. Vetëm gjysma e punonjësve në këtë nivel arsimor janë të punësuar me pagë dhe paguajnë sigurime.

    Ndërmjet arsimit profesional dhe nevojave të tregut të punës ekziston ende një hendek i madh, që kufizon mundësitë për punësim të qëndrueshëm për të rinjtë.

    Ekspertët theksojnë se, për të rritur përfshirjen e të punësuarve me pagë, qeveria duhet të forcojë arsimin profesional, të nxisë formalizmin e punës dhe të krijojë mekanizma trajnimi të vazhdueshëm për punonjësit me arsim bazë.

    Punësimi me pagë sipas nivelit arsimor tregon se shkolla luan rol të madh në sigurimin e të ardhurave të qëndrueshme.

    Ndërsa personat me arsim të lartë gëzojnë mundësi më të gjera në tregun e punës, ata me arsim të ulët mbeten më të rrezikuar nga punësimi informal ose mungesa e punësimit dhe në të ardhmen mund të jenë një barrë e madhe për skemën publike të pensioneve./Monitor

    29.5% e të punësuarve instat Punësimi me pagë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.