TIRANË– Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë në garë të ethshme brenda Partisë Demokratike për mandatin e 13-të të Tiranës.
Bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara nga KQZ-ja,deri më tani në Qarkun Tiranë janë numëruar 833 kuti votimi nga 1282 në total, ku në avantazh është deputetja demokrate.
Jorida Tabaku kryeson me 12398 vota, ndërsa Ilir Alimehmeti ka marrë, sipas rezultateve paraprake 11311.
Hendeku mes mes dy demokratëve është 1087 vota, por rezultati mund të ndryshojë deri në hapjen e kutisë së fundit duke qenë se numërimi vijon akoma./Radar.al
Vetëm Ilir Meta ka fituar bindshëm në zonën e tij elektorale, te burgu 313
Çudia në Kukës/ Një parti me 4 kandidat ka marrë 3 vota. Dy kandidat si kanë dhënë votë vetes
A do të hapë Britania kampe refugjatësh në Shqipëri? Rama: Ne i jemi besnik “martesës” me Italinë


