TIRANË– Ditën e sotmr Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Kryeministrin britanik ju përgjigj pyetjes nëse Britania planifikon në ngrejë në vendin tonë kampe refugjatësh, njësoj siç ka bërë Italia.
Shefi i qeverisë u shpreh se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Rama përmes batutës deklaroi se “ne i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri”.
“Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë, kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri.”-tha Rama./Radar.al
Motori përplaset me bordurën anësore, humb jetën 26-vjeçari në Paskuqan


