GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Greqi. Mësohet se një shpërthim i fortë është rregjistruar në katin e tretë të një pallati në Ampelokipoi, Greqi.
Fatkeqësishr nga kjo ngjarje ka mbetur i vdekur një burrë, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje së bashku me Shërbimin Antiterrorist, pasi ka dyshime se ata kishin lidhje me një organizatë terroriste.
Nga provat e deritanishme rezulton se bëhet fjalë për terrorizëm, pasi në zonën ku ka ndodhur shpërthimi është gjetur një pistoletë 9 mm ,e cila është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore, si dhe një sasi lënde shpërthyese . Gjithashtu u gjet edhe një celular./ Radar.al


