HOLANDË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku një person është vrarë e dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në urën Erasmus në Rotterdam të Holandës.
Policia e Rotterdamit ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se dëshmitarët thonë se një burrë ka goditur personat në urë. Ai është lënduar po ashtu dhe është arrestuar. Një numër i madh i policëve shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa është raportuar se një person nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Gjithashtu dëshmitarët shtojnë se i dyshuari kishte qëllim të qartë “të shkaktonte shumë viktima”. Ata thonë se ai po ecte me dy thika të mëdha dhe se ndërsa sulmonte bërtiste “Allahu akbar”.Mësohet se i dyshuari përfundimisht është arrestuar./eveningnews24


