Një ngjarje e dhunshme tronditi metronë e Parisit mbrëmjen e sotme, ku tre gra raportohen të plagosura nga një sulm me thikë. Autoritetet franceze konfirmuan incidentin, por deri tani nuk kanë dhënë detaje mbi gjendjen e të plagosurve.
Sipas Agjencisë France-Presse, autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa shkaqet e sulmit mbeten të panjohura.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes, ndërsa qytetarët mbeten të shqetësuar për sigurinë në transportin publik, veçanërisht në metrotë e mëdha evropiane.


