Detaje të reja kanë dalë në pah nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme nga SPAK në zonën e Shkodrës ku nisen hetimet për 6 anëtarë të PSD-së.
Burimet bëjnë me dije se pas shoqërimit në polici atyre iu gjetën lista me emra qytetarësh, dokumente të ndryshme, një shumë parash, tollona karburanti si dhe u sekuestruan 7 celularë.
Deri më tani dyshimet janë të shumta se ata po blinin vota për PSD e Tom Doshit, mirëpo diçka të tillë, është përgenjeshtruar nga forca politike në fjalë.
Drejtimi i gishtit ndaj kësaj partie, nuk është asgjë më shumë sesa sulm i drejtëpërdrejtë ndaj social demokratëve, shkruan zyrtarisht PSD.
Pas shoqërimit në polici mësohet se 6 anëtarët janë lënë të lirë.
Mirëpo kontrollet janë intensifikuar në të gjithë zonën e Shkodrës në Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat, Mjedë e Vau i Dejës, ndërsa zhvillimet u përcollën në terren edhe nga Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani që zhvilloi një sërë takimesh.


