Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    Të shtëna me armë në Laç, qëllohet një automjet, autorë dyshohet një familje

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Iu mora kartat qytetarëve”. Kandidati i Tom Doshit në lupën e SPAK

    May 9, 2025
    "Iu mora kartat qytetarëve"/ Tjetër kandidat i Tom Doshit nën hetim

    Tjetër anëtar i PSD së Tom Doshit mësohet se është nën hetim për blerje votash. Bëhet fjalë për Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Malësi të Madhe, Ardian Hysën.

    Burime për Report Tv kanë arritur të sigurojnë vendimin e gjyqtarit të GJKKO, Erion Bani, i cili pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për ushtrim kontrolli personal të Hysës, biznesit të tij një servis makinash dhe mjetit të tij, një Benz Mercedes.

    Kontrolle personale dhe banese mësohet se i është ushtruar edhe një qytetari nga Kopliku, Florenc Kalaj, i cili dyshohet se i ka kërkuar favor Ardian Hysës në këmbim të votave të tij dhe familjarëve të tij.

    Në dosjen e siguruar nga referimi që është bërë në SPAK hidhen dyshime se Ardian Hysa, 46-vjeç, nga Kopliku, u angazhua në fushatën zgjedhore për PSD-në e Tom Doshit, duke ofruar para për zgjedhës të ndryshëm kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.

    Shumat monetare SPAK njofton se merren nga përfaqësues të tjerë të kësaj partie politike, të cilët punojnë në qarkun e Shkodrës.

    SPAK ka marrë në pyetje oficerët e policisë gjyqësore, të cilët kanë referuar materialin hetimor, Besmir Çardaku dhe Esmira Kurtaj, të cilët kanë thënë se informacionin e kanë marrë nga 3 burime të ndryshme policore për përfshirjen e kryetarit të PSD në Malësi të Madhe në blerje votash.

    Policia ka zbardhur një komunikim të Ardian Hysës me qytetarin Florenc Tonin Kalaj, i cili i kërkon favore në këmbim të votave, edhe të njerëzve të tij.

    Florenc Tonin Kalaj: Perzotin tash se di une jane pak vota e burr si i thone i kam te atyne qe janë njerzve te mi a kupton po une perzotin e kam i fije te veshtire me shku vete prej problemit qe kaт a kupton..”..” Po se di neqoftese bahet na i gjo si i thone asaj fales me mujt me mare ate letren…

    Ardian Hysa: “Flasim prej afer..”

    Pas disa minutash, shtetasit e mësipërm komunikojnë përsëri dhe shprehen se do të kontaktojnë nëpërmjet platformës Whatsapp.

    Një tjetër komunikim i datës 5 maj 2025, kryetari i PSD Malësi të Madhe merr një mesazh nga një tjetër person që i shkruan “..Aa ja itash ika prej Koplikut se pata ul ata me mar kartat..”.

    Pra një person që ka mbledhur kartat e qytetarëve për të votuar. SPAK thotë se nga përmbajta e këtyre komunikimeve krijohet bindja se Ardian Hysa në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të identifikuar, janë të përfshirë jo vetëm në blerje votash por edhe në marrja kartash qytetarëve të ndryshëm me me qëllim që këta të fundit të mos marrin pjesë në votimet e 11 Majit 2025.

    Ardian Hysa Iu mora kartat kandidat i Tom Doshit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    April 22, 2026

    Të shtëna me armë në Laç, qëllohet një automjet, autorë dyshohet një familje

    April 22, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

    April 22, 2026

    Aksident në Velipojë-Shkodër, tre të plagosura jashtë rrezikut për jetën

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.