Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    Portugalia mes pretendenteve për Botërorin, Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të trafikut të kokainës, 20 masa sigurie dhe sekuestrim pasurish me vlerë milionëshe

    June 12, 2026

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale, duke lëshuar 20 masa sigurie dhe duke vendosur sekuestro mbi një numër të konsiderueshëm pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme.

    Sipas SPAK, hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 287/1 të vitit 2021 për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”.

    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 15 persona dhe “arrest në shtëpi” për pesë të tjerë. Deri tani janë ekzekutuar katër masa sigurie, ndërsa vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e personave të tjerë. Një prej të dyshuarve është arrestuar në Greqi me ndihmën e autoriteteve greke.

    Gjatë operacionit janë ushtruar më shumë se 50 kontrolle në banesa, ambiente biznesi, zyra dhe persona fizikë.

    Dyshimet për trafik ndërkombëtar të kokainës

    Sipas dosjes hetimore, dy persona të identifikuar me inicialet A.H. dhe L.K. dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, duke përdorur portet kryesore të Belgjikës, Spanjës dhe Holandës.

    Hetuesit dyshojnë se rrjeti kriminal ishte i përfshirë në të gjithë zinxhirin e trafikut të drogës, duke nisur nga furnizimi dhe transporti, deri te magazinimi, përpunimi kimik dhe shpërndarja e kokainës në vende të ndryshme europiane.

    Një nga episodet më të rëndësishme të dokumentuara lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë, ndërsa hetimet kanë evidentuar edhe raste të tjera sekuestrimesh në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

    SPAK bën të ditur se provat janë mbështetur në analizën e komunikimeve të siguruara nga platforma e koduar SKY ECC, përgjime telefonike dhe dokumentacion financiar, të cilat sipas organit të akuzës kanë dokumentuar koordinimin e aktivitetit kriminal mes të dyshuarve.

    Dyshime për pastrim parash në sektorin e pasurive të paluajtshme

    Paralelisht me hetimin për trafikun e narkotikëve, SPAK ka ngritur dyshime se një pjesë e të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në prona, projekte ndërtimi dhe kompani tregtare.

    Sipas hetuesve, investimet e dyshuara shtrihen në Tiranë, Palasë, Himarë, Jalë, Vlorë dhe zona të tjera bregdetare, ku dyshohet se janë përdorur kompani dhe persona të tretë për të fshehur origjinën e fondeve.

    Sekuestro pasurish me vlerë shumë të lartë

    Në kuadër të operacionit, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuri të shumta, përfshirë vila luksoze, apartamente, troje, hotele, mjete lundruese, automjete dhe kompani tregtare.

    Sipas SPAK, vetëm një nga vendimet e gjykatës parashikon sekuestro preventive mbi pasuri që lidhen me kontrata shitblerjeje me një vlerë që tejkalon 128.4 milionë euro.

    Mes pasurive të sekuestruara përfshihen:

    • Vila në Green Coast në Palasë dhe në zonën e Gjilekës;
    • Vila dhe apartamente në Jalë, Himarë dhe Tiranë;
    • Dy vila në kompleksin Rolling Hills në Tiranë;
    • Hotel në zonën e Lungomares në Vlorë;
    • Mbi 336 llogari bankare;
    • Troje dhe sipërfaqe toke në Tiranë, Sarandë, Shijak dhe Gjilekë;
    • Mjete lundruese;
    • Automjete luksoze, përfshirë një Lamborghini, një Audi S8 dhe një Mercedes G-Class;
    • Kuota dhe asete të disa shoqërive tregtare në Shqipëri dhe Kosovë.

    SPAK njoftoi se hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet partnere në Francë, Belgjikë, Spanjë, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi, si dhe me Eurojust dhe Europol, për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe gjurmimin e pasurive që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

    Autoritetet theksojnë se personat e përfshirë në procedim konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    June 12, 2026

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    June 12, 2026

    Portugalia mes pretendenteve për Botërorin, Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

    June 12, 2026

    Nju Jorku nderon Pelé-n, një kryqëzim merr emrin e legjendës së futbollit

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.