Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    U v*a në krye të detyrës, Enea Mekolli do të prehet pranë vëllait të ndjerë në vendlindje. Lamallari viziton familjen e tij

    Ibrahimaj përballë opozitës: FMN dhe Banka Botërore e rendisin Shqipërinë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor

    Rama flet nga Mali i Zi: Projekti që u refuzua në Shqipëri po shkëlqen këtu, nuk do ta humbasim më trenin e historisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    SPAK cakton masën “arrest shtëpie” për avokatin Logu, oficerët e BKH-së zbarkojnë në zyrën e tij

    September 10, 2025
    SPAK cakton masën "arrest shtëpie" për avokatin Besart Logu, oficerët e BKH-së i kontrollojnë zyrën
    Besart Logu

    TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me finalizimin e një operacioni ka vënë me masë sigurie avokatin, Besart Logu.

    Bëhet me dije se SPAK ka vënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Logut.

    Oficerët e BKH-së po kryejnë kontrolle në zyrën e tij.

    Raportohet se avokati akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

    Ndërsa avokati i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje.

    Reagim zyrtar!

    Sot, rreth orës 08:30 të mëngjesit, tek po çoja vajzën në kopësht e për të nisur më pas rutinën ditore, jam ndaluar në hyrjen e pallatit nga agjentë të Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku më është komunikuar vendimi i GJKKO në lidhje me masën e sigurimit dhe të kontrollit personal, të banesës si dhe të zyrës ku ushtroj aktivitetin.
    Gjatë kontrollit nuk u gjend asnjë send i paligjshëm apo çdo provë tjetër që ka lidhje me objektin e hetimit.
    Nga sa më sipër sqaroj se:
    1. Nga ana ime nuk është kryer asnjë veprim që mund të ngrejë dyshime për ndonjë vepër penale të mundshme. Gjatë gjithë karrierës time si avokat kam shërbyer me devotshmëri dhe përgjegjshmëri të lartë duke patur prioritet vetëm interesin e klientit dhe kjo brënda kornizave që rregullon ligji.
    2. Në lidhje me rastin konkret, nuk jam përfshirë në asnjë episod korrupsioni apo akti të paligjshëm. Kam bërë vetëm punën e avokatit, si në ngritjen e mbrojtjes ashtu edhe në takime me familjarë e të njohur të klientit qofshin këto edhe agjentë të infiltruar. Jam në gjendje të provoj çdo akt timin dhe t’i dal për zot të gjitha pretendimeve që ka ngritur Prokuroria. Kjo sepse nuk ka ndonjë gjë të re përveçse përditshmërisë së një avokati.
    Lajmi i keq në gjithë këtë histori është se po tentohet kriminalizimi i sjelljes së avokatit. Kjo tendencë duket edhe tek ndryshimet e Kodit Penal ku qeveria vlerëson si element penal edhe rastin kur ke marrë më shumë para nga sa ke ofruar shërbim.
    Kështu, jam i gatshëm të përballem me këtë akuzë sepse jam i bindur në një të vërtetë absolute:
    ▪︎ Nuk kam marrë para për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
    ▪︎ Nuk kam takuar asnjë zyrtar drejtësie
    ▪︎ Si dhe nuk është marrë mbrapsht asnjë shërbim i kundraligjshëm.
    Këtë e provon çështja në fjalë dhe e gjithë ecuria e saj.
    I vetmi problem momental për mua është shqetësimi i krijuar tek familja e tek të njohurit të cilët gjej rastin t’i falenderoj per suportin moral që më kanë dhënë.
    P.S. kur isha para agjentëve të Policisë mu kujtua skeçi i Fadil Hasës ku prokuroria politike e kohës i komunikonte akuzat dhe ai fliste me vete “Sa i rrezikshëm paskam qenë”!/Radar.al

    Bllokimi i 8 ton domate me pesticide/ Identifikohen inspektorët e AKU-së që lejuan eksportimin

    Besart Logu bkh spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    U v*a në krye të detyrës, Enea Mekolli do të prehet pranë vëllait të ndjerë në vendlindje. Lamallari viziton familjen e tij

    June 4, 2026

    Ibrahimaj përballë opozitës: FMN dhe Banka Botërore e rendisin Shqipërinë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor

    June 4, 2026

    Rama flet nga Mali i Zi: Projekti që u refuzua në Shqipëri po shkëlqen këtu, nuk do ta humbasim më trenin e historisë

    June 4, 2026

    Zv.kryeministrja Koçiu: Investimi prej 4 mld eurosh në Zvërnec do të krijojë vende pune dhe do ta kthejë Shqipërinë në kampione të turizmit në Mesdhe

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.